Kosova dhe Shqiperia pa ndryshime në renditjen e re të FIFA-s

  • 16 August 2018 - 13:02
Kosova dhe Shqiperia pa ndryshime në renditjen e re të FIFA-s

Në ranglistën e publikuar sot nga FIFA, Kosova ka zënë vendin e 141-të nga gjithsej 211 kombëtaret e listuara. Në këtë listë, Kosova ka gjithsej 1080 pikë, prej të cilave 197 janë të mëparshme. Dardanët kanë qenë në po të njëjtën pozitë në ranglistën e kaluar, të publikuar më 7 qershor, pasi që nuk kanë zhvilluar më asnjë ndeshje që nga atëherë, si rezultat i mospjesëmarrjes në Kupën e Botës.

Ndërsa, Shqipëria zë vendin e 58-të, me 1384 pikë. As Shqipëria nuk e ka ndërruar pozitën, në krahasim me ranglistën e kaluar.

Kosova dhe Shqipëria nuk kanë ndryshuar pozitën e tyre pasi që asnjëra nuk ka qenë konkurrente në Kupën e Botës të mbajtur në Rusi. Ranglista paraprake ishte publikuar më 7 qershor, domethënë para se të përfundonte Kupa e Botës.
 

Image
Image

 


(Kosova Sot)