Barella, ‘plani b’ i mesfushës së Interit

  • 17 August 2018 - 09:40
Barella, ‘plani b’ i mesfushës së Interit

Interi po përballet me ditën e fundit të afatit kalimtar italian dhe emri i italianit të Cagliarit, Nicolo Barella, është i nxehtë për transferim në këto orët e fundit.

Me kalimin e kohës po bëhet gjithnjë e më e komplikuar gjendja e kurorëzimit të ëndrrës së sjelljes së Modric nga Real Madridi, e cila tashmë mendohet se është shuar.

 

Por, pyetja e vërtetë është: pasi reprezentuesi kroat nuk arriti, Nerazzurët a do të merrnin një tjetër mesfushor apo do të qëndrojnë në këtë mënyrë?

Alternativat e Nerazzurrëve shkojnë tek Rafinha (Barcelona), Leandro Paredes (Zenit) dhe Barella (Cagliari).

Ky i fundit, mesfushori italian, mund të jetë më i lehti pasi zikaltrit do ta futnin edhe Andrea Pinamontin si kompensim të pjesshëm në marrëveshje.

Ndërkohë, një tjetër i ri, Xian Emmers, është afër për huazim te Cremonese (Serie B), ndërsa  Yann Karamoh nuk është i bindur nga Parma dhe mund të qëndrojë në Milano ose të kthehet në Francë.

Gjithashtu pritet të largohet edhe portugezi Joao Mario, i cili pëlqehet në Spanjë (Real Betis ose Sevillas), Portugali (Sporting) dhe Turqi (Besiktas) mbeten pista të hapura deri më 31 gusht.

 

Largimi i këtyre futbollistëve të panevojshëm do t’i hapte rrugë ideale Interit për të arritur te talenti i madh italian, i cili shihej nga fillimi si një ‘plan b’ në rast dështimi të goditjes ‘mister x’.

(Kosova Sot)