Bolt mbërrin në Australi: Këtë herë kam ardhur për të luajtur futboll

  • 18 August 2018 - 12:25
Bolt mbërrin në Australi: Këtë herë kam ardhur për të luajtur futboll

Usain Bolt ka mbërritur në Australi, këtë herë për të qëndruar për një kohë të pacaktuar, pasi duke nisur nga dita e hënë ai do të nisë një seri testesh dhe do të stërvitet me skuadrën e A-League të Central Coast Marines.

Ikona e sprintit botëror, rekordmen i botës në 100 dhe 200 metra, do të provojë kështu të bëjë realitet ëndrrën e tij, të luajë futboll me një ekip profesionist.

 Pas një udhëtimi 14 orësh, nga Los Anxhelosi në Sidnei, atleti xhamajkan mbërriti në “kontinentin e kangurëve”, ku synon të tregojë se është i aftë edhe të luajë futboll.

“Këtë herë kamn ardhur këtë për të qëndruar gjatë, për të punuar fort në këtë disiplinë të re sportive për mua dhe për të treguar se mund t’ia dal edhe të luaj futboll”, ka thënë ai.

“Mendoj se do t’ia dal mbanë, jam i shpejtë dhe zotëroj një teknikë të mirë. Ky është plani im, që të qëndroj sa më gjatë në Australi”.

 “Do të kap maksimumin, do të punoj fort dhe dëgjoj këshillat e trajnerëve dhe lojtarëve, pasi kam dëshirë të tregoj se edhe me top mund të realizoj gjëra të bukura”, u shpreh Usain Bolt pas mbërritjes në Australi.

 

(Kosova Sot)