Ja sa para kanë shpenzuar klubet e Serie A-së

  • 18 August 2018 - 13:08
Ja sa para kanë shpenzuar klubet e Serie A-së

Klubet italiane nga Seriea i kanë shpenzuar 1.14 miliardë euro në afatin kalimtar të transferimeve gjatë kësaj vere.

Më shumë se Serie A ka shpenzuar vetëm Premierliga angleze me 1.42 miliardë euro.

Transferimet e këtij viti dallojnë shumë prej viteve të tjera. Në vitin 2014 Serie A ka shpenzuar vetëm 335 milionë euro, në vitin 2015, 608.8 milionë euro dhe 707.35 milionë euro në vitin 2017.

Juventusi ka shpenzuar më së shumti, 250 milionë euro, 100 milionë ishin për Cristiano Ronaldon, i cili erdhi nga Real Madridi, 40 milionë për Joao Cancelon, 40 milionë për Douglas Costan dhe 35 milionë për Leonardon Bonuccin.

Pastaj ishte Roma, e cila shpenzoi 136 milionë euro, duke transferuar 13 lojtarë, e gjitha kjo falë shitjes së Alisson Beckerit dhe Radja Nainggolanit.

 

(Kosova Sot)