Messi jashtë listës së ngushtë për çmimin Lojtari më i Mirë i Vitit i UEFA-s

  • 20 August 2018 - 16:26
Messi jashtë listës së ngushtë për çmimin Lojtari më i Mirë i Vitit i UEFA-s

UEFA e ka bërë publike listën e ngushtë prej tre kandidatëve për çmimin Lojtari më i Mirë i Vitit i UEFA-s për sezonin që lamë pas, 2017/18, me Lionel Messi që ka mbetur jashtë saj.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve do të mbahet të hënën më 30 gusht në Monaco, gjatë hedhjes së shortit për fazën grupore të Ligës së Kampionëve.

Lista e ngushtë prej tre futbollistëve u përzgjodh nga një juri e përbërë nga 80 trajnerë të klubeve që morën pjesë në fazën grupore të edicionit 2017/18 të Ligës së kampionëve dhe Evropa Ligës, bashkë me 55 gazetarë të përzgjedhur nga Sports Media grup (ESM), që përfaqësojnë secilin anëtarë të UEFA-s.

Trajnerët dhe gazetarët e kanë përzgjedhur listën e ngushtë prej tre lojtarëve duke shpërndarë pesë pikë, tri pikë dhe një pikë, respektivisht, për secilin. Rezultati final u bazua në numrin e përgjithshëm të votave te hedhura nga trajnerët dhe gazetarët. Trajnerët nuk kanë pasur të drejtë të votojnë për lojtarët e vet.

Tre lojtarët që kanë marrë vota më së shumti janë, sipas renditjes alfabetike: Luka Modric (Kroaci – Real Madrid), Cristiano Ronaldo (Portugali – Real Madrid, tani Juventus), Mohamed Salah (Egjipt – Liverpool).

 

(Kosova Sot)