Modric dhe Rakitic ftohen në Kombëtaren kroate, megjithëse u spekulua se do të pensionohen

  • 20 August 2018 - 16:42
Modric dhe Rakitic ftohen në Kombëtaren kroate, megjithëse u spekulua se do të pensionohen

Luka Modric dhe Ivan Rakitic janë thirrur në ekipin kombëtar të Kroacisë për ndeshjet e muajit shtator kundër Portugalisë dhe Spanjës, duke u dhënë kështu fund spekulimeve se ata mund ta pensionohen nga Kombëtarja.

Së fundmi është raportuar se mesfushorët me përvojë mund t’i japin fund karrierës me Kroacinë, menjëherë pasi e arritën finalen e Kupës së Botës këtë verë në Rusi.

Megjithatë, kapiteni Modric, fitues i Topit të Artë në Rusi, dhe ylli i Barcelonës Rakitic, janë thirrur nga trajneri Zlatko Dalic, për ndeshjet e muajit të ardhshëm.

Kroacia do të takohet me Portugalinë në një ndeshje miqësore më 6 shtator dhe më Spanjën në Ligën e Kombeve vetëm pesë ditë më vonë.

Image

 

(Kosova Sot)