Nuk ndalet Liverpool, fiton kundër Crystal Palace

  • 20 August 2018 - 23:18
Nuk ndalet Liverpool, fiton kundër Crystal Palace

Liverpool ka fituar me rezultat të ngushtë kundër Crystal Palace, duke shënuar kështu fitoren e dytë me radhë në Premier Ligë

Liverpool ka vazhduar me fitore në Premier Ligë.

Kësaj radhe ata kanë fituar kundër skuadrës londineze, Crystal Palace si mysafirë të cilën e mposhtën me një penallti që u akordua për ta në minutën e 45’të të cilën e shndërroi gol James Milner.

Para golit të Liverpool në këtë ndeshje kishte disa raste për Liverpool që u shpërdoruan në minutat e parë të ndeshjes derisa në minutën e 23’të Andrew Townsend i Crystal Palace goditi shtyllën.

Në pjesën e dytë Crystal Palace rrezikoi disa herë me Benteken dhe Zahan por nuk arritën që të barazojnë rezultatin.

Për t’u komplikuar gjërat më shumë për londinezët në minutën e 75’të u ndëshkua me të kuq Bissaka.

Megjithatë, në fund të ndeshjes Crystal Palace pavarësisht se kishin 10 lojtarë insistonin për të shënuar golin e barazimit.

Por, një kundërsulm i Liverpool dhe ata shënuan edhe golin e dytë në minutat shtesë nga Sadio Mane.

Me këtë fitore Liverpool ngjitet në kuadër të 6 pikëve dhe gjendet në vendin e dytë pas City. 

 

(Kosova Sot)