Trajneri i Argjentinës flet për të ardhmen e Messit në Kombëtare

  • 22 August 2018 - 09:48
Trajneri i Argjentinës flet për të ardhmen e Messit në Kombëtare

Trajneri në detyrë i Argjentinës, Lionel Scaloni, e ka pranuar se ai nuk e di se kur apo nëse Lionel Messi do të rikthehet për të luajtur për ekipin kombëtar argjentinas.

Scaloni, i cili për habinë e të gjithëve kishte zënë vend në ekipin e Argjentinës para legjendës Javier Zanettit në vitin 2006, u emërua trajner i përkohshëm i Argjentinës menjëherë pasi Jorge Sampaoli u lirua nga detyra pas eliminimit nga Botërori Rusia 2018 në fazën e 1/8.

Ai do të ketë shumë fytyra të reja në skuadër për ndeshjen e parë të tij në krye të “Albiceleste”, derisa yjet si Lionel Messi, Sergio Aguero, Gonzalo Higuain, Angel Di Maria dhe Nicolas Otamendi janë lënë jashtë.

Mungesa e Messit ka qenë temë diskutimi, me disa media që kanë sugjeruar se legjenda e Barcelonës nuk do të luajë për Argjentinën në pjesën e mbetur të këtij viti, por Scaloni insiston se ai nuk e ka diskutuar këtë cështje me kapitenin e Kombëtares.

“E di se të gjithë po prisni që unë të flas për të, prandaj kjo është çështja e vetme specifike që do ta mbuloj: kemi biseduar, dhe vendosem që ai [Messi] të mos jetë për këto ndeshje”, tha Scaloni për gazetarë në një konferencë të mbajtur të martën.

“Do të ishte shumë pamaturi nga ana ime t’i thosha Leos të qëndrojë në shtëpi dhe mos të vijë. Nuk ka trajner në botë që do të përfitonte nga mungesa e Messit. Ne nuk folëm për të ardhmen e tij. Ai nuk do të jetë me ne këto [dy] ndeshje, por do ta shohim çfarë ndodh më pas”, shtoi ai. 

(Kosova Sot)