Short "me fat" për Skënderbeun në Europa League (Foto)

  • 28 August 2015 - 13:57
Short

Sapo është hedhur shorti iEuropa League në Monako. Kampionia e Shqipërisë Skënderbeu, e cila merr pjesë për herë të parë në këtë event dhe do të ketë një grup që duhet cilësuar si me shumë fat.

Skuadra e Josës do të përballet me Sportingun e Lisbonës, Beshiktash dhe Lokomotivën e Moskës. Korçarët kanë shmangur përballje të vështira me ekipe të mëdha si Liverpool, Napoli, Lazio. 

Gjithsesi duhet pranuar se skuadra shqiptare do të ketë shumë të vështirë për të marrë pikë, teksda nuk duhet mohuar edhe eksperienca që kanë ekipe të tilla si Sportingu dhe Beshiktashi, pa harruar as Lokomotivën e Moskës, transmeton albeu.

Kujtojmë që korçarët marrin pjesë për herë të parë në këtë fazë të këtij kompeticioni, të dytin për nga rëndësia në Evropë.

Image