Blerim Dzemaili transferohet te Genoa

  • 31 August 2015 - 12:11
Blerim Dzemaili transferohet te Genoa

Pas një sezoni të kaluar të Galatasaray në Superligën turke, Blerim Dzemaili kthehet në Serinë A. Shqiptari me pasaportë zvicerane i është bashkuar Genoa-s. Një transferim i realizuar në më pak se 24 orë. Ajo që lindi vetëm si një ide, u konkretizua pasi mesfushori ndoqi nga afër ndeshjen ku Genoa fitoi 2-0 me Veronën, në stadiumin “Luigi Ferraris”.

29-vjeçari gjeti marrëveshjen me presidentin Preziosi, ndërsa më parë drejtuesi i klubit arriti akordin me Galatasaray-n për huazimin e futbollistit. 70 për qind të pagës, mesfushori do ta përfitojë nga Galatasaray, për një total prej 2,1 milionë Eurosh, ndërsa 30 për qindëshi i mbetur do të paguhet nga skuadra italiane.

Mesfushori firmosi kontratë 2-vjeçare me Genoan dhe për të luajtur në Serinë A ai refuzoi ofertat e zviceranëve të Grasshoppers e Sion. Blerim Dzemaili kthehet në kampionatin italian, ku nga viti 2008 deri më 2014-ën ka mbrojtur ngjyrat e skuadrave si Torino, Parma e Napoli. Lojtari i lindur në Tetovë nuk arriti të linte gjurmë në Turqi. Me Galatasaray-n ai luajti vetëm 21 ndeshje mes kampionatit, kupës dhe Champions League.