Isco: Sa shumë tituj Championsi, tani e dua Kupën sepse të mëparshmes m’i ka kaluar afati

  • 18 September 2018 - 13:15
Isco: Sa shumë tituj Championsi, tani e dua Kupën sepse të mëparshmes m’i ka kaluar afati

Publikimi i dokumentarit të televizionit të Real Madridit “Ene l Corazon de la Decimotercera”, i cili ofron pamje të papara nga suksesi më i fundit në Los Blancos në Ligën e Kampionëve, ka zbuluar shumë momente interesante nga zhveshtorja e Realit.

Ndër momentet më interesante ishin komentet e mesfushorit spanjoll, Isco.

“Çfarë dëshiron që ta fitosh Ligën e Kampionëve pa vuajtur”, Isco i drejtohet presidentit Florentino Perez.

“President, sa të lehtë e bëjmë të duket. Edhe një tjetër [trofe]”, shton Isco.

Më pas, mesfushori i lindur në Malaga, tallet me Roberto Carlosin duke i thënë sesa shumë e dëshiron Kupën e Mbretit.

“Roberto, e dua Kupën e Mbretit tani, shoku. Sa shumë tituj të Ligës së Kampionëve, sa shumë. E dua Kupën e Mbretit, sepse tani që mbreti e ka ndryshuar, m’i ka kaluar afati [Kupës së fundit të fituar]”, i thotë Isco legjendës braziliane.


(Kosova Sot)