Dita e dytë e Championsit: Ronaldo debuton për Juventusin, Lopetegui për Realin

  • 19 September 2018 - 10:18
Dita e dytë e Championsit: Ronaldo debuton për Juventusin, Lopetegui për Realin

Sot do të zhvillohen tetë ndeshjet e ditës së dytë të Ligës së Kampionëve. Ndër duelet më interesante do të jetë ai mes Valencias dhe Juventusit, kur Cristiano Ronaldo do të debutojë në Ligën e Kampionëve me skuadrën e tij të re, si dhe ndeshja me Real Madridit dhe Romës, pasi që madrilenët fillojnë rrugëtimin e ri me trajnerin Julen Lopetegui.

Juventusi do ta fillojë rrugëtimin e tij në këtë sezon të Ligës së Kampionëve si mysafir kundër Valencias. Cristiano Ronaldo, pasi e ka fituar katër herë këtë garë me ish-klubin e tij Real Madridin, do të debutojë në Champions me skuadrën e tij të re.

Ndërsa, Real Madridi, pas tri sezoneve të suksesshme në këtë garë me ish-trajnerin, Zinedine Zidane, tani do të tentojë ta vazhdojë suksesin e treguar më parë me trajnerin e ri, Julen Lopetegui. Strategu spanjoll do të kërkojë fitoren e tij të parë në Champions në ndeshjen kundër Romës.

Sonte luajnë edhe kampioni në fuqi i Premierligës, Manchester City, dhe kampioni i Bundesligës, Bayern Munich. City do të përballet në shtëpi me Lyonin, ndërsa Bayerni do t’i shkojë në shtëpi Benficas.

Edhe skuadra e Jose Mourinhos, Manchester Unitedi, luan sonte ndeshjen e parë për këtë sezon në Ligën e Kampionëve. Ata do të ndeshen me Young Boys në Zvicër, ku do të tentojnë të dëshmojnë se mund të arrijmë më shumë sesa sezonin e kaluar.

Kjo është lista e plotë e ndeshjeve që zhvillohen sot:

Grupi E:

18:55 Ajax – AEK

21:00 Benfica – Bayern Munich

Grupi F:

18:55 Shakhtar Donetsk – Hoffenheim

21:00 Manchester City – Lyon

Grupi G:

21:00 Real Madrid – Roma

21:00 Viktoria Plzen – CSKA Moscow

Grupi H:

21:00 Valencia – Juventus

21:00 Young Boys – Manchester United


(Kosova Sot)