Milani i beson Gazidisit për Ramseyn

  • 19 September 2018 - 15:20
Milani i beson Gazidisit për Ramseyn

Milani janë të gatshëm ta rrisin interesimin e tyre për të rebeluari e Arsenalit, Aaron Ramsey .

The Sun shkruan se Milani do të vihet në ndjekje të Ramseyt, pasi tani në klubin kuqësi gjendet Gazidis që ka ardhur pikërisht nga Arsenali.

Gazidis të hënën u konfirmua si shef ekzekutiv, ku do të ketë një pagë prej 3.6 milionë funte në vit me gjigantët italianë.

Dhe një nga detyrat e tij të para mund të jetë të përpiqet ta bindë mesfushorin Ramsey për të lënë Londrën për një jetë të re në Serie A.

Ramsey ka hyrë në vitin e fundit të kontratës së tij në Emirates dhe Gazidis, kishte probleme me tifozët pasi lojtari nuk nënshkroi kontratë të re.

Ai tani në fund të sezonit mund ta lë klubin si transferim i lirë.

Milani mund të përfitojë nga kjo duke i ofruar një pagë të lartë pasi do ta merrte falas. 

(Kosova Sot)