Allegri: Duhet kujdes pasi në grup janë tri klube të forta

  • 19 September 2018 - 15:21
Allegri: Duhet kujdes pasi në grup janë tri klube të forta

Trajneri i Juventusit, Max Allegri, i ka paralajmëruar lojtarët se një gabim mund të jetë i kushtueshëm Ligën e Kampionëve, pasi janë në grup me klube si Manchester United dhe Valencia.

Bardhezinjtë përballen me Valencian në Mestalla në ndeshjen hapëse të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

“Ne hyjmë në formë të mirë pas katër fitore në kampionat”.

“Duhet të jemi të vetëdijshëm dhe duhet të punojmë shumë sepse është një grup i balancuar, pasi Manchester United dhe Valencia tashmë kanë shumë përvojë në Ligën e Kampionëve”.

“Nuk kam diçka ndaj Young Boys, por është një grup me tre”.

Paulo Dybala dhe Cristiano Ronaldo (Foto: Getty Images)

“Nuk kam vendosur ende se a do të luajë me dy ose tre mesfushorë. Ne e dimë se Valencia luan në mënyrë kompakte”, ka thënë Allegri.

Juventusi përballet me Valenician nga ora 21:00. 

(Kosova Sot)