Përleshje e ashpër mes tifozëve të Barçës dhe PSV-së

  • 19 September 2018 - 15:31
Përleshje e ashpër mes tifozëve të Barçës dhe PSV-së

Tifozët e Barcelonës dhe PSV Eindhovenit janë përleshur në rrugë duke krijuar skena të shëmtuara para ndeshjes së mbrëmshme në Ligën e Kampionëve.

Pamjet, që duket se janë xhiruar nga ballkoni e një ndërtesës, shfaqin dy palët e tifozëve duke u përleshur mes vete me karrige dhe fishekzjarrë.

Tifozët tjerë mund të shihen duke ikur nga përleshja që e prishi një natë fantastike të futbollit në Katalonjë, të paktën për vendasit.

Barcelona fitojë 4-0 falë magjisë së Lionel Messit, i cili shënoi het-trik, dhe golit të mrekullueshëm të Ousmane Dembeles.

 

(Kosova Sot)