Gjyqtari nuk e kishte parë incidentin e Ronaldos

  • 20 September 2018 - 09:46
Gjyqtari nuk e kishte parë incidentin e Ronaldos

Cristiano Ronaldo u ndëshkua me karton të kuq dje gjatë ndeshjes së tij të parë në Ligën e Kampionëve me skuadrën e tij të re, kundër Valencias. Ende nuk dihet sa gjatë do të dënohet ylli i Juventusit nga UEFA.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë u ndëshkua me karton të kuq, vetëm 19 minuta pas fillimit të ndeshjes, për shkak se ia tërhoqi flokët njërit prej lojtarëve të Valencias, Jeison Murillon, për shkak të një dueli mes atyre dyve.

 Megjithatë, Juventusi arriti ta fitojë ndeshjen me rezultat 2-0, për shkak të dy golave të shënuar nga Miralem Pjanis, njëri prej të cilëve u shënua nga pika e penalltisë.

Gjyqtari gjerman, Felix Brych, nuk e kishte e parë incidentin, por atij i kishte thënë ndihmësi i tij, Marco Fritz, që incidenti ishte mjaftueshëm i rëndë për karton të kuq.

Sky Sport Italia i ka analizuar pamjet dhe përmes leximit të buzëve, kanë gjetur se Fritzi i kishte treguar Brychit se Ronaldo ia tërhoqi kundërshtarit flokët. Gjyqtari kryesor e kishte pyetur dy herë nëse ishte për karton të kuq, dhe Fritz i ishte përgjigjur se po.

Kjo mund të ndikojë në vendimin përfundimtar të UEFA-s se për sa ndeshje do të dënohet, pasi që gjyqtari nuk mund ta shkruajë në raportin e tij se ai ka parë sjellje të pahijshme, por vetëm që i është thënë se ka pasur.

Video Assistant Referee (VAR) nuk përdoret në Ligën e Kampionëve dhe Ronaldo do të dënohet me një ndeshje automatikisht, pa të drejtë kundërshtimi, por mund të dënohet edhe për më shumë.

Varet nga UEFA nëse ata e shohin incidentin si të mjaftueshëm për dënim me tri ndeshje. Ndeshja e radhës e Juventusit në Ligën e Kampionëve është kundër Young Boys, por Ronaldo mund t’i humbë edhe dy ndeshje kundër ish-klubit të tij, Manchester United, në Old Trafford më 23 tetor dhe në Allianz më 7 nëntor. 

(Kosova Sot)