Emery vazhdon dominimin me fitore në Europa Ligë

  • 21 September 2018 - 10:54
Emery vazhdon dominimin me fitore në Europa Ligë

Me fitoren e së enjtes kundër Vorsklas, menaxheri spanjoll ka vazhduar dominimin e tij në këtë garë duke ja dhënë vetes epitetin si njeriu i “Europa Ligës”

Menaxheri i Arsenalit, Unai Emery ka vazhduar dominimin me fitore në Europa Ligë, kësaj here si trajneri i Arsenalit por që ka edhe një rekord të tij personal në këtë garë.

Me fitoren e së enjtes 4-2 kundër skuadrës nga Ukraina FC Vorskla Poltava , Emery ka shënuar fitoren e tij të 32’të në karrierë në Europa Ligë, më së shumti për një trajner në histori të këtij kompeticioni.

Derisa ai e luajti lojën e parë në këtë garë me Arsenalin, menaxheri spanjoll është i njohur si fitues i kësaj gare gjatë kohës sa ishte në drejtim të Sevillas.

Klubi nga La Liga ka fituar tri tituj të Europa Ligës gjatë kohës së Emery, nga viti 2013-16.

I pari nga këto tituj vinte më 2013-14 kur Emery ishte në finale me Benfican, derisa klubi e fitoi edhe një trofe tjetër duke mposhtur klubin ukrainas, Dnipro Dnipropetrovsk.

Emery e vazhdoi këtë fitore edhe sezonin tjetër duke mposhtur skuadrën e Jurgen Klopp, Liverpool në finale, e ku ai ishte në krye të këtij klubi.

(Kosova Sot)