Gattuso ka një këshillë për Higuain

  • 21 September 2018 - 11:04
Gattuso ka një këshillë për Higuain

Gennaro Gattuso ishte qysh në fillim të ndeshjes se Milan nuk duhet që ta nënvlerësonte Dudelange në Europa Ligë, por ai ka disa këshilla për fituesin e ndeshjes Gonzalo Higuain

“Nuk është koincidencë që Dudelange janë në fazën e gripeve, pasi që ata kanë mposhtur Cluj në rrugën e tyre deri këtu”, tha Gattuso për Sky Sport Italia pasi mposhti me rezultat 1-0 skuadrën nga Luksemburgu.

Ndeshja tjetër në këtë grup ishte e barabartë pasi që Olympiacos dhe Real Madrid barazuan.

“Më pëlqen përkushtimi i skuadrës, mund ta kishim përfunduar më herët dhe mos të vuanim por e rëndësishëm për lojtarët ishte rezultati”.

Higuain është involvuar në tri golat e fundit të Milanit, duke shënuar dy dhe asistuar në një tjetër.

“Ne të gjithë jemi të lumtur kur fitojmë, jo vetëm Pipita, Ai ka pasur pak më shumë shansa dhe mund të shënonte het-trik në Luksemburg. Higuain kohëve të fundit po shënon pak me larg pikës se penalltisë, derisa në Napoli shënonte më afër. Shpresoj që kundërshtarët nuk po e shohin këtë që po them”.

(Kosova Sot)