Hamsik largohet në janar?

  • 21 September 2018 - 11:51
Hamsik largohet në janar?

Mesfushori i Napolit, Marek Hamsik raportohet se është duke konsideruar largimin nga klubi në janar

Sipas Tuttosport, Hamsik “nuk është në qendër” te projektit te Carlo Ancelotti, pasi që ka kompletuar vetëm një ndeshje nga pesë sa ka luajtur Napoli këtë sezon.

Si rrjedhojë duket se largimi  nga San Paolo “është në agjendë” dhe do të ndodh gjatë janarit “ku mund të këtë edhe zhvillime tjera”, në këtë aspekt.

Kapiteni i Napolit ishte lidhur gjatë verës për një kalim në Kinë por vendosi ta zgjat qëndrimin e tij 11 vjeçar në klub. 

(Kosova Sot)