Carvajal nuk stërvitet, Odriozola pritet të debutojë

  • 21 September 2018 - 13:52
Carvajal nuk stërvitet, Odriozola pritet të debutojë

Dani Carvajal është i vetmi që ka munguar në stërvitjet e sotme të Real Madridit para ndeshjes kundër Espanyol Barcelona këtë vikend në La Liga Santander

Anësori i djathtë i mbrojtjes është në dyshim të madh për ndeshjen në Santiago Bernabeu dhe trajneri Julen Lopetegui pritet që t’i jep debutimin Alvaro Odriozola.

Lojtari i skuadrës së re të Realit, Sergio Lopez është ftuar të stërvitet në vend të Carvajal.

Të gjithë lojtarët e tjerë ishin prezent, përfshirë Vinicius Junior i cili vazhdon që të pres për të debutuar me skuadrën e parë të Realit.

Los Blancos janë darë sot në dy grupe derisa kanë vazhduar stërvitjen e zakonshme të mëngjesit. 

(Kosova Sot)