E ardhmja e Valverdes në udhëkryq

  • 21 September 2018 - 14:34
E ardhmja e Valverdes në udhëkryq

Duke pasur parasysh se Barcelona ka filluar shumë mirë sezonin, plus faktit që kontrata e Ernersto Valverdes skadon në verë, është shumë logjike që klubi të fillon bisedat për rinovimin e kontratës së re

Realiteti në fakt, është shumë më ndryshe.

Dy palët nuk janë ulur për të diskutuar të ardhmen dhe ata nuk do ta bëjnë këtë kështu që as klubi dhe as trajneri nuk e kanë të qartë se a do të ishte e përshtatshme që lidhja e tyre të zgjat më tepër.

Ka nevojë që të kthehen më pas dhe të shohin sezonin e mëparshëm për të filluar të kuptojmë pse ky është realiteti.

Eliminimi befasues në Ligën e Kampionëve sezonin e kaluar ishte një goditje për klubin.

Presidenti Josep Maria Bartomeu ende nuk e ka kapërdirë këtë situatë dhe kishte ftuar trajnerin në pyetje pas ndeshjes me Romën, një takim që ka dalë tani edhe një media.

Këtu Valverde kishte zbuluar se diçka nuk shkonte dhe se marrëdhënia e tyre idilike deri në ato momente ishte në prishje e sipër.

Titulli i La Liga Santander dhe Copa del Rey e lehtësojë këtë gjë, por disa plagë mbesin të hapura.

Vera nuk ka ndikuar për tu forcuar këto lidhje.

E kundërta, Valverde ka parë se si dëshirat e tij për transfere janë injoruar:

Ai nuk kishte përkrahur largimin e Paulinhos, nënshkrimin me Malcolm dhe atij nuk i është sjell anësori i majtë i mbrojtjes Robert Fernandez.

Klubi ka shpenzuar më shumë se 125 milionë euro në transfere, por në këto gjashtë lojë paraqitja e tyre ka qenë minimale.

Valverde ka vazhduar që ta përdor 11’ën e tij të sezonit të kaluar madje ka pasur tri herë skuadër të njëjtë.

Rotacionet janë minimale dhe ky është shqetësim sepse lojtarët kryesor mund të lëndohet, e njëjta gjë kishte ndodhur sezonin e kaluar pasi që Barcelona nuk ishte në gjendje të reagoi gjatë ndeshjes me Romën.

Si rezultat, dy palët janë duke pritur se si do të rrjedhin ngjarjet.

Bartomeu e ka zgjedhur kohën e fundit marsin për të marrë vendimin për trajnerin.

Nëse nuk ka një marrëveshje në vazhdim, klubi e di çfarë dëshiron në këtë moment sepse kështu do të shikojnë për ta zëvendësuar atë.

Nëse përgjigja është po, ata janë duke e kërkuar një trajner në vazhdimësi.

Valverde ka mundësi për të zgjatur kontratën edhe një vit nëse palët pajtohet, kështu që është interesante të shihet se a do të ekzekutohet ky vendim apo do të krijohet një kontratë e re për më shumë vite.

Në këtë kohë është shumë e vështirë që ta parashikojmë të ardhmen e trajnerit. 

(Kosova Sot)