Nora dhe Akili sot luftojnë për t'u bërë kampion bote në xhudo

  • 22 September 2018 - 09:41
Nora dhe Akili sot luftojnë për t'u bërë kampion bote në xhudo

Tre xhudistët kosovarë Nora Gjakova dhe Akil Gjakova do të paraqiten sot në kampionatin botëror të xhudos, që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit, në përpjekje për t’u bërë kampion bote, si dhe për të fituar pikë në rrugë për kualifikim në Lojërat Olimpike Tokyo 2020.

Nora dhe Akili synojnë edhe pikë olimpike, përveç arritjes së medaljeve në kampionatin botëror të xhudos.

Nora do të përballet me marokenen Soumiya Iraoui në rundin e dytë në kategorinë 57 kilogramë.

Akil Gjakova do të sfidohet nga Magner Mendes në kategorinë deri 73 kilogramë, po ashtu në rundin e dytë.

Të enjten, Distria Krasniqi, u mposht nga ukrainasja Daria Bilodid, në rrethin e dytë. Megjithatë, nga kjo ndeshje, në të cilën u mposht me “waza-ari”, Kelmendi i fitoi 200 pikë olimpike.


(Kosova Sot)