Kampionati Botëror i Xhudos: Nora humb në çerekfinale, por mbetet në garë për medalje

  • 22 September 2018 - 12:00
Kampionati Botëror i Xhudos: Nora humb në çerekfinale, por mbetet në garë për medalje

Nora Gjakova ka humbur në çerekfinale të Kampionatit Botëror të Xhudos në Baku të Azerbajxhanit, pasi u mposhtur nga Christa Deguchin e Kanadasë të shtunën.

Nora nuk mundi ta vazhdojë serinë e fitoreve fantastike duke u mposhtur në çerekfinale nga xhudistja kanadeze në kategorinë deri 57 kilogramë.

Megjithatë, Nora do të ketë mundësi ende të luftojë për medalje.

Ajo do ta sfidojë xhudisten nga Koreja Jugore Youjeong Kwon në gjysmëfinale të Repechage.

(Kosova Sot)