Talenti i ri brazilian Vinicius ftohet nga Real Madridi për ndeshjen ndaj Espanyolit

  • 22 September 2018 - 16:22
Talenti i ri brazilian Vinicius ftohet nga Real Madridi për ndeshjen ndaj Espanyolit

Si pritje, talenti i ri brazilian Vinicius Junior, është thirrur në skuadrën e Real Madridit për ndeshjen e javës së pestë ndaj Espanyolit.

Reali edhe zyrtarisht e bëri publike listën prej 20 futbollistëve të ftuar për ndeshjen e sotme ndaj Espanyolit, që nis në orën 20:45 dhe zhvillohet në “Santiago Bernabeu”.

Edhe pse trajneri Julen Lopetegui duhet ta heqë një emër nga lista para ndeshjes për ta ulur në 19 numrin e përgjithshëm të futbollistëve, ka shumë pak mundësi që sulmuesi brazilian të lihet jashtë. Ai pritet të jetë në stol.

Ndërkohë, Dani Carvajal i lënduar nuk do të paraqitet fare në këtë takim. Po ashtu, trajneri spanjoll e ka pushuar edhe Toni Kroosin.

Kjo është lista e plotë:

Portierë: Keylor Navas, Kiko Casilla, Courtois.

Mbrojtës: Sergio Ramos, Varane, Nacho, Marcelo, Odriozola.

Mesfushorë: Modric, Casemiro, Valverde, Marcos Llorente, Asensio, Isco, Ceballos.

Sulmues: Mariano, Benzema, Bale, Lucas Vázquez, Vinicius.

 

(Kosova Sot)