Gattuso: Ekipi i Milanit me dy fytyra

  • 24 September 2018 - 09:38
Gattuso: Ekipi i Milanit me dy fytyra

Gennaro Gattuso dhe Milani ishin të dëshpëruar pas barazimit me Atalanta në shtëpi, të dielën.

Rossonerët ishin dy herë në avantazh dhe humbën disa raste shënimi, të cilët pastaj përfunduan me një pikë në barazimin 2-2 me skuadrën nga Bergamo.

“Ka shumë zhgënjime, mirëpo nuk jam i inatosur”, tha Gattuso për Sky Sport Italia.

“Kjo është një skuadër me dy fytyra. Ne luajtëm një pjesë të parë të shkëlqyer, mirëpo në të dytën vuajtëm shumë. Kjo është hera e katër që po ndodh kështu dhe nuk po mundemi ta bëjmë një lojë konstante për 90 minuta”.

“Duhet të japim më shumë, sepse ka edhe shumë ndeshje të tjera në këtë stinor”.

“Është një skuadër e re dhe po rritet. Në 30 minutat e fundit të ndeshjes, skuadra ishte e panjohur”.

Milani me një ndeshjes më pak, pas pesë javëve i ka grumbulluar vetëm 5 pikë. 

(Kosova Sot)