“Mos përfshirja e Messit në listën për më të mirin e FIFA-s e zhvlerëson këtë çmim”

  • 24 September 2018 - 16:51
“Mos përfshirja e Messit në listën për më të mirin e FIFA-s e zhvlerëson këtë çmim”

Luka Modric, Cristiano Ronaldo dhe Mohamed Salah janë në listën e ngushtë për t’u shpallur lojtari më i mirë i vitit nga FIFA, por Javier Bordas beson se mungesa e Lionel Messit e zhvlerëson këtë çmim.

Drejtori i Barcelonës për çështje futbollistike, Javier Bordas, mendon se është e pabesueshme sesi argjentinasi nuk është konsideruar mjaftueshëm i mirë as sa për të qenë në listën e ngushtë.

“Mungesa e Messit e zhvlerëson këtë çmim”, tha ai.

“Të gjithë e dinë se ai është më i miri në botë në të gjitha aspektet”, shtoi ai.

“Nëse e vë Messin në pozitën e Modricit, ai luan më mirë, pason më mirë, shënon më mirë. Messi ka qenë më i mirë për shumë vite”, theksoi ai. 

 

 

(Kosova Sot)