Zyrtare: Mori në Everton

  • 01 September 2015 - 11:13
Zyrtare: Mori në Everton

Everton ka transferuar mbrojtësin Ramiro Funes Mori nga River Plate për 9.5 milionë funte.

Everton ka kompletuar transferimin e mbrojtësit Ramiro Funes Mori nga River Plate për 9.5 milionë funte.

Marrëveshja për 24-vjeçarin është realizuar në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës në Angli.

Funes është përforcimi i gjashtë i ekipit nga Goodison Park pas ardhjes së Tom Cleverley, Gerard Deulofeu, David Henen, Mason Holgate dhe Leandro Rodriguez.

Ai do ta veshë fanellën me numrin 25.