Ramos: Modric tani e meriton edhe Topin e Artë

  • 25 September 2018 - 09:10
Ramos: Modric tani e meriton edhe Topin e Artë

Luka Modric e fitoi të hënën çmimin lojtari më i mirë i vitit i FIFA-s falë një sezoni madhështor për klubin dhe vendin, dhe tani bashkëlojtari i tij te Real Madridi, Sergio Ramos, beson se kroati e meriton edhe Topin e Artë.

Vetë Ramosi u votua për herë të nëntë në formacionin më të mirë të vitit të FIFA-s, duke e barazuar Andres Iniestan si spanjolli që e ka arritur këtë veçori më së shumti.

“Duke e parë nivelin e lojtarëve, Topin e Artë mund t’ia ndash Messit, Crisit apo Lukës, të gjithë do të ishin fitues”, tha Ramos.

“Kur iu dha Messit [2010], ka mundur t’i ndahej edhe Andres Iniestas apo Xavit, prandaj unë do t’ia jepja Modricit këtë vit”, shtoi ai.

(Kosova Sot)