Luka Modric fitoi me 29 për qind të votave, ky është rezultati për Ronaldon, Salahin, Mbappen e Messin
Luka Modric është shpallur lojtari më i mirë i vitit nga FIFA për edicionin që shkoi.
Ai fitoi në konkurrencë me Cristiano Ronaldon, tani lojtar i Juventusit dhe Mohamed Salahun që luan te Liverpooli.
Modric për të dal i pari ka marr 29 për qind të votave nga kapitenët, trajnerët dhe lojtarët.
Pas tij ka dal Ronaldo me 19 për qind.
I treti ishte Mohamed Salah që mori 11 për qind të votove, ku fitoi shumë ngushtë me Mbappen që doli i katërti me 10 për qind.
Messi ishte i pesti me 9 për qind, i ndjekur nga Antoine Griezmann që mori 6.6 për qind.
Dyshja belge Eden Hazard dhe Kevin De Bruyne zunë vendet shtatë dhe tetë.
Listën top 10-të e mbyllin Raphael Varane dhe Harry Kane.
(Kosova Sot)