Eto’o: Messi është ende më i miri i të gjitha kohërave

  • 25 September 2018 - 13:28
Eto’o: Messi është ende më i miri i të gjitha kohërave

Ish-sulmuesi i Barcelonës, Samuel Eto’o nuk ka asnjë dyshim se ish-bashkëlojtari i tij, Lionel Messi, është ende lojtari më i mirë i të gjitha kohërave në historinë e futbollit.

Messi u emërua në formacionin më të mirë të vitit nga FIFA në ceremoninë që u mbajt dje në Londër. Megjithatë, ai nuk ishte emëruar në listën e ngushtë për çmimin për lojtarin më të mirë të vitit.

Ylli kroat i Real  Madridi, Luka Modrici, arriti ta fitojë këtë çmim me 29.05 për qind të votave, ndërsa pas tij u renditën ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo dhe ai i Liverpoolit, Mohamed Salah. Edhe vet Messi e kishte votuar Modricin për ta fituar këtë çmim.

Përkundër kësaj, Eto’o, i cili kishte luajtur përkrah Messit në Barcelona për pesë vite, nga viti 2004 deri në vitin 2009, ka thënë se ylli i Argjentinës ende mbetet lojtari më i mirë i të gjitha kohërave në futboll.

“Leo, për ne, do të mbetet gjithmonë lojtari më i mirë në botë i të gjitha kohërave. Njerëzit zgjedhën dhe ata i zgjedhën tre lojtarë të tjerë, të cilët gjithashtu kanë arritur shumë sezonin e kaluar”, ka thënë Eto’o.

“Por, për njerëzit si unë dhe të tjerë, kjo nuk e ndryshon faktin dhe Leo është lojtari më i mirë i të gjitha kohërave në botën e futbollit”.

Messi i ka fituar nëntë tituj të La Ligës dhe katër tituj të Ligës së Kampionëve, por edhe trofe të tjera, gjatë karrierës së tij në Barcelonë. Për më tepër, ai e ka fituar edhe Topin e Artë pesë herë. 

(Kosova Sot)