Isco ka nevojë të operohet, mungon një muaj

  • 25 September 2018 - 15:40
Isco ka nevojë të operohet, mungon një muaj

Isco do të detyrohet të operohet nga apendiciti sot gjatë orëve në vazhdim dhe si pasojë do t’i mungojë rreth një muaj Real Madridit.

E përditshmja spanjolle “Marca” raporton se Isco do t’i humbasë ndeshjet e ardhshme të Madrid pasi vuan nga apendiciti dhe nuk dihet saktë sa do të mungojë, edhe pse mendohet se rreth një muaj.

Mesfushori spanjoll luajti si titullar në dy ndeshjet e Madridit kundër Romës dhe Espanyolit, por tani rrezikon të mbetet jashtë fushës për një kohë.

Skuadra e Realit u stërvit në Valdebabas të martën para takimit me Sevillën.


(Kosova Sot)