Pogba e kërkon largimin pas mosmarrëveshjeve me Mourinhon

  • 26 September 2018 - 09:12
Pogba e kërkon largimin pas mosmarrëveshjeve me Mourinhon

Paul Pogba dëshiron të largohet nga Manchester Unitedi pas mosmarrëveshjeve me trajnerin Jose Mourinho, raporton Daily Mail.

Mourinho dje vendosi që mesfushori francez nuk do të jetë më kurrë kapiten i Manchester Unitedit, pasi Pogba ditë më parë tha haptazi se skuadra e drejtuar nga trajneri portugez duhet të sulmojë vazhdimisht.

Siç duket, komentet e Pogbas për taktikat e trajnerit nuk i kanë pëlqyer aspak Mourinhos.

Tani, francezi dëshiron të largohet nga klubi, dhe sipas tabloidit britanik, ndëshkimi i fundit është arsyeja për këtë.

Pogba e ka bartur shiritin e kapitenin tri herë këtë sezon.


(Kosova Sot)