Operohet Isco, i humb 6 ndeshje përfshirë dy shumë të rëndësishme

  • 26 September 2018 - 09:13
Operohet Isco, i humb 6 ndeshje përfshirë dy shumë të rëndësishme

Real Madridi dhe ekipit kombëtar i Spanjës nuk do të mundë të llogarisin në Iscon, njërin prej lojtarëve më në formë në këtë fillim sezon, për ndeshjet e radhës.

Mesfushori i lindur në Malaga vuan nga apendiciti dhe tashmë është operuar, ndërsa rikuperimi i kërkon gati një muaj kohë.

Isco do t’i humbë katër ndeshje për Real Madridin dhe dy për Spanjën.

Madridi do të jetë pa Iscon në periudhën më vështirë të sezonit, pasi këtë javë takohet me Sevillën para se të ballafaqohet me Atletico Madridin për sprovën e parë më të vështirë në ligë.

Ndërsa, më 2 tetor, Reali udhëton drejt Rusisë për ndeshjen e javës së dytë të Ligës së Kampionëve kundër CSKA Moscow.

As Luis Enrique nuk do të mund të llogarisë në Iscon për ndeshjen miqësore ndaj Uellsit apo ndeshjen ndaj Anglisë në Ligën e Kombeve.

Po ashtu, Isco mund ta humbasë edhe ndeshjen e Real Madridit ndaj Levantes. Ai pritet të rikthehet më 20 tetor.


(Kosova Sot)