Reagon Icardi: Disa njerëzve u pëlqen të flasim shumë

  • 26 September 2018 - 12:09
Reagon Icardi: Disa njerëzve u pëlqen të flasim shumë

Kapiteni i Interit, Mauro Icardi, ka reaguar ndaj kritikëve të tij pas golit të parë të sezonit që e shënoi të martën mbrëma ndaj Fiorentinës.

Icardi ka insistuar se asnjëherë nuk është merakosur me mungesën e golit të parë në sezonin e ri të Serisë A, të cilin megjithatë e gjeti në fitoren e Interit 2-1 ndaj Fiorentinës në martën.

Argjentinasi ka qenë mjaft frytdhënës në sezonet e fundit, duke i shënuar 53 gola në dy edicionet e fundit – por këtë sezon iu desh të priste deri në ndeshjen e pestë për ta shënuar golin e parë.

Megjithatë, ai thotë se kjo nuk e ka brengosur, duke thënë se kritikët janë ngutur për ta gjykuar.

“Ende ka shumë punë, por jemi duke e menaxhuar situatën dhe duhet të vazhdojmë të përmirësohemi çdo javë”, tha ai për Sky Italia.

“Mungesa e golave? Disa njerëz flasim shumë në rrjetet sociale. Nuk brengosem. Nuk shënova për katër ndeshje dhe ata nisen të bëjnë zhurmë pa nevojë. Jam i qetë. I kam shënuar 12o gola në karrierën time dhe nuk brengosem”, shtoi ai.

 

(Kosova Sot)