Zyrtare: Bonera në La Ligë

  • 01 September 2015 - 16:03
Zyrtare: Bonera në La Ligë

Ish mbrojtësi i Milanit, Daniele Bonera është transferuar në La Ligë tek skuadra e Villarrealit.

Një prej futbollistëve më të kritikuar nga tifozët e Milanit në vitet e fundit, Daniele Bonera, është larguar nga klubi duke gjetur një skuadër të re.

I larguari nga San Siro si futbollist i lirë, ka nënshkruar kontratë me klubin nga La Liga, Villarreal.

Qendërmbrojtësi ka nënshkruar marrëveshje njëvjeqare me Villarrealin, me mundësinë e vazhdimit për të dytin.