US Open, Motrat Williams triumfojnë

  • 01 September 2015 - 18:42
US Open, Motrat Williams triumfojnë

Ka nisur në New York, Grand Slami i US Open në tenis, turneu i fundit i madh i këtij viti.

Dje janë luajtur ndeshjet e para të turit të parë, të cilat nuk kanë dhuruar surpriza, pasi tenistët pretendentë kanë fituar me lehtësi dhe kanë avancuar më tej.

Serena Williams, numri 1 në botë, nuk ka vuajtur shumë për të avancuar më tej. Kampionia në fuqi e US Open fitoi 6-0 setin e parë para se rivalja ruse Vitalia Diatchenko të tërhiqej në setin e dytë, në shifrat 2-0 për amerikanen, trasnmseton Telegrafi.

Edhe motra tjetër Williams, Venus, avancon në turin e dytë, pas fitores 2-1 ndaj Monica Puig të Porto Rikos (6-4, 6-7, 6-3). Fiton edhe kanadezja Eugenie Bouchard, që mundi 2-0 amerikanen Alison Riske (6-

Ndër tenistet e tjera femra që siguron një biletë për në turin e dytë është polakja Agnieska Radwanska, që mundi 2-0 çeken Katerina Siniakova. Surprizë eliminimi i serbes Jelena Jankovic, që u mund 2-1 nga francezja Oceane Dodin, ndërsa rusja Svetlana Kuznetsova u mposht 2-0 nga francezja tjetër Kristina Mladenovic.