Kosova po ndërtohet për eliminatorët e Botërorit 2018

  • 02 September 2015 - 09:07
Kosova po ndërtohet për eliminatorët e Botërorit 2018

Përfaqësuesja e Kosovës vazhdon stërvitjet në Kastriot

“Kosova po bëhet gati dhe unë them se këtij grupi fantastik nuk i duhet shumë kohë ta arrijë kulmin. Jemi shumë mirë dhe në kohën, kur të fillojmë të luajmë ndeshjet e vërteta të jeni të sigurt se do ta shihni një ekip shumë të fortë”, ka thënë kapiteni i Kosovës, Samir Ujkani

Pas dështimit të miqësorët shpresa për ndeshje mbetet muaji tetor

Ishte e kuptueshme se anulimi i ndeshjes kundër Burkina Fasos të ndikojë në atmosferën tek futbollistët e Përfaqësueses së Kosovës, megjithatë, si profesionistë të vërtetë që ishin ata e jepnin më të mirën në përgatitjet që janë duke i zhvilluar në kampin treditor, që janë duke e mbajtur në stadiumin e KEK-ut në Kastriot. Kapiteni i Kosovës, Samir Ujkani, është i sigurt se Kosova është gati dhe pavarësisht se këtë herë ndeshja nuk u zhvillua ata kanë stërvitur maksimalisht, duke treguar dëshirën e madhe për ta mbrojtur fanellën e vendit të vet. “Jemi të kënaqur që jemi grumbulluar, madje e kemi shfrytëzuar këtë rast për ta njohur njëri-tjetrin më mirë në anën personale, pasi kemi biseduar për gjëra edhe jashtë futbollit. Trajneri na ka jep mundësi të rrimë më shumë me njëri-tjetrin, por sigurisht që edhe kemi punuar shumë gjatë kësaj kohe”, ka thënë Ujkani sipas të cilit Kosova po përgatitet dhe që kur të pranohet të jetë e gatshëm. “Nuk është me rëndësi në këtë kohë a luajmë a s’luajmë, në këtë kohë është me rëndësi ta formojmë grupin që kur të fillojmë të luajmë në ndeshjet e vërteta të jemi të gatshëm. Them se jemi shumë mirë, këtu ka futbollistë të ri dhe unë ta cilësoja si një grup fantastik, pasi komunikimi është në nivelin më të lartë”, ka thënë Ujkani sipas të cilit Kosovës i duhen vetëm edhe 6-8 muaj që të jetë në kulmin e saj... (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)