Rekord, ja 21 shqiptarët që luajnë në Superligën e Zvicrës

  • 02 September 2015 - 09:16
Rekord, ja 21 shqiptarët që luajnë në Superligën e Zvicrës

Zvicra është me numrin më të madh të shqiptarëve që aktivizohen kategorinë e parë, e thënë ndryshe, në Superligë.

Plot 21 të tillë luajnë me skuadrat e këtij kampionati, më saktë në 8 ekipe, nga 10 që marrin pjesë gjithsej. Përjashtim bëjnë vetëm dy ekipe, Sioni dhe Thun.

Numrin më të madh të shqiptarëve e ka skuadra e Bazelit, me 4 të tillë, ku dy janë edhe pjesëtarë të ekipit kombëtar, Taulan Xhaka dhe Shkelzen Gashi.

Tre ka Zurich, Kukeli, Sadiku dhe Xhimshiti, që të tre kësaj radhe janë të grumbulluar me kuqezinjtë për ndeshjet e radhës, me Danimarkën dhe Portugalinë.

Edhe Luzern ka 3 të tillë. Në fakt kishte 4, por pikërisht në ditën e fundit të merkatos është larguar Fidan Aliti, që është transferuar në kampionatin moldav me Sherif Tiraspol.

Gjithashtu, Grasshopper ka 3 të tillë, ku Shani Tarashaj është edhe golashënuesi më i mirë i kampionatit me 6 gola, duke ia kaluar këtë sezon edhe sulmuesit, Shkëlzen Gashi.

Nëse llogarisim që Arlind Ajeti do t’i bashkohet Vaduzit, atëherë edhe te kjo skuadër bëhen 3, ku është edhe Naser Aliji, i vetmi shqiptar nga Maqedonia që luan për Kombëtaren. Young Boys dhe Lugano kanë nga dy shqiptarë, ndërsa St.Gallen vetëm një, pikërisht Albert Bunjakun, sulmuesin e përfaqësueses kosovare, transmeton telesport.

Ja 21 futbollistët shqiptarë që luajnë në Superligën e Zvicrës:

1. Taulant Xhaka Basel

2. Shkëlzen Gashi Basel

3. Argjend Cani Basel

4. Albian Ajeti Basel

5. Burim Kukeli Zurich

6. Armando Sadiku Zurich

7. Berat Xhimshiti Zurich

8. Migjen Basha Luzern

9. Jahmir Hyka Luzern

10. Hekuran Kryeziu Luzern

11. Shani Tarashaj Grasshopper

12. Florian Kamberi Grasshopper

13. Alban Pnishi Grasshopper

14. Arlind Ajeti Vaduz

15. Naser Aliji Vaduz

16. Albion Avdiaj Vaduz

17. Taulant Seferi Young Boys

18. Florent Hadërgjonaj Young Boys

19. Frederic Veseli Lugano

20. Denis Markaj Lugano

21. Albert Bunjaki St Gallen