United iu frikësua çmimit të Marco Reus

  • 02 September 2015 - 16:15
United iu frikësua çmimit të Marco Reus

Manchester United kishin një mundësi të artë të nënshkruanin me super talentin gjerman Marco Reus, por çmimi i tij i frikësoi anglezët.

Djajtë e kuq arritën të nënshkruanin me 19-vjeçarin, Anthony Martial, disa orë para mbylljes së afatit kalimtar.

Por huazimi i Adnan Januzajt kishte një prapavijë. Lojtari i pëlqyer nga United ishte gjermani Marco Reus, transmeton Telegrafi.

Skuadra angleze u frikësua nga çmimi, pasi fillimisht Dortmund kërkoi 60 milionë funte, ndërsa e uli çmimin deri në 50 milionë funte plus 10 tjera bonuse.

Manchester United ndaloi edhe pse ditë më parë çmim më të mëdha se ky kishte ofruar për lojtarë si Gareth Bale dhe Neymar.

Rreth 60 milionë nuk mund të jenë shumë për një futbollist që këtë vit ka shënuar gjashtë gola në gjashtë ndeshje, ndërsa ka një rekord perfekt prej 122 ndeshje dhe 53 gola.