Los Angeles kandidat për Lojërat Olimpike Verore 2024

  • 02 September 2015 - 18:45
Los Angeles kandidat për Lojërat Olimpike Verore 2024

Qyteti Los Angeles është kandidat i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të pritur Lojërat Olimpike Verore në vitin 2024.

Në një deklaratë nga Komitetit Olimpik i Shteteve të Bashkuara theksohet se me vendimin unanim të anëtarëve të Komitetit, si kandidat e Shteteve të Bashkuara për të organizuar Lojërat Olimpike Verore në vitin 2024 është zgjedhur Los Angeles.

Kryetari i Bashkisë Los Agneles, Eric Garcetti tha se Los Agneles për planin e Lojërave Olimpike do të ndajë një buxhet prej gjashtë miliardë dollarësh.

Qyteti priti Lojërat Olimpike në vitin 1932 dhe 1984, dhe në këtë rast është zgjedhur për të pritur lojërat në 2024.

Los Angeles do të garojë për të pritur Olimpiadën me qytetet Romë, Paris, Hamburg dhe Budapest, ndërkohë qyteti mikpritës do të bëhet i ditur në vitin 2017.