Varane: PSG, zgjidhja e duhur për Di Marian
Mbrojtësi i Real Madridit, Raphael Varane, ka deklaruar se Di Maria bëri mirë që u transferua në PSG.
Varane ka theksuar se përballja me të dhe PSG-në, në Ligën e Kampionëve do të jetë e vështirë dhe se duhet pasur kujdes nga argjentinasi.
“Di Maria është me të vërtet një lojtar i madh. PSG-ja ka bërë zgjedhjen e duhur që e transferoi atë. Nuk do ta kemi të lehtë ndaj tyre në Ligën e Kampionëve. Rikthimi i Di Marias në Santiago Bernabeu do të jetë shumë i veçantë. Duhet të kemi kujdes nga ai”, ka thënë Varane.
Reali dhe PSG do të ndeshen në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve ndërsa ky do të jetë rikthimi i parë i Di Marias në Bernabeu.