Përfundon pjesa e parë, Kosova në epërsi 1-0 - Sport - Kosova Sot
Përfundon pjesa e parë, Kosova në epërsi 1-0

Përfundon pjesa e parë, Kosova në epërsi 1-0

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Kosovë- Maltë. Kosova avancon me rezultat të ngushtë 1-0, me golin e Benjamin Kolollit të shënuar në minutën e 30’të

Ka përfunduar pjesa e parë e Kosovës me Maltën në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë.

Kosova është duke fituar me rezultat 1-0  me anë të Benjamin Kolollit që shënoi në minutën e 30’të pas një asisti që mori nga Valon Berisha.

Kosova ishte shumë më e mirë në këtë pjesë pasi që sulmet filluan që në minutat e parë.

Zeneli kishte një mundësi të mirë për të shënuar dhe mandej Zhegrova që goditi por priti portieri maltes.

Zhegrova ishte po ashtu në qendër të vëmendjes pasi që goditi shtyllën në minutën e 43’të, derisa Muriqi dështoi për të shënuar në portën bosh në minutën e 45’të. 

 

(Kosova Sot)

15 orë e 28 minuta më parë
16/10/18