Trajneri rus pas fitorës ndaj Turqisë: Fituam falë pëllumbave mbi fushë

  • 15 October 2018 - 12:12
Trajneri rus pas fitorës ndaj Turqisë: Fituam falë pëllumbave mbi fushë

Rusi fitoi mbërmjen e të dielës ndaj Turqisë me rezultatin 2-0 në sfidën e vlefshme për Ligën e Kombeve.

Një paraqitje pozitive e rusëve që po vijojnë të shijojnë atë moment pozitiv të nisur që në Kupën e Botës të zhvilluar në shtëpinë e tyre këtë verë.

Gjithsesi, trajneri i përfaqësueses së Rusisë, Stanislav Cherchesov, nuk ia ka atribuuar këtë sukses lojës së skuadrës, por pëllumbave që ishin stacionuar mbi traversën e portës.

Në konferencën për mediat të dhënë në përfundim të ndeshjes, trajneri i Rusisë deklaroi: “Pëllumbat që ishin në fushën e Sochi në pjesën e parë rezultuan të rëndësishëm njëlloj sikurse edhe 45.000 tifozët në tribunë. Fluturuesit i kemi bezdisur disa herë, fatkeqësisht për ata, sepse ishin stacionuar në zonën e penalltisë. Herën tjetër do të sulmojmë nga krahët. Por pëllumbat rezultuan për ne fatsjellës”.


(Kosova Sot)