Real Madridi nuk nxitohet për transferimin e Hazardit, i beson Asensios

  • 15 October 2018 - 14:36
Real Madridi nuk nxitohet për transferimin e Hazardit, i beson Asensios

Marco Asensio luan në të njëjtën pozitë me Eden Hazard, në krahun e majtë në sulmin e përbërë nga tre futbollistë, dhe për këtë arsye Real Madridi dëshironte t’i jepte atij më shumë hapësirë për ta zhvilluar talentin e tij dhe nuk tentoi ta transferojë belgun gjatë afatit kalimtar të verës.

Për ta shfaqur besimin që kanë në talentin e spanjollit, Real Madridi vendosi të mos shpenzojë shumë të madhe parash për Hazard gjatë afatit kalimtar të verës, pasi që kjo mund të ndikonte negativisht në Asension, transmeton Gazeta Express.

Pasi që Hazardi dhe Asensio preferojnë të luajnë në po të njëjtën pozitë, drejtuesit e klubit madrilen ishin të vetëdijshëm se transferimi i Hazardit do ta pengonte zhvillimin e Asensios, i cili do të kishte më pak hapësirë për ta dëshmuar veten.

Largimi i Cristiano Ronaldos nga Real Madridi për 112 milionë euro ia dha mundësinë madrilenëve t’i shpenzojnë ato para për ta blerë një “Galactico” të ri, dhe Eden Hazard dhe Thibaut Courtois ishin kryesuesit e listët së lojtarëve nën radarin e “Los Blancos”.

Megjithatë, çuditërisht, Real Madridi nuk bëri shpenzime të mëdha gjatë afatit kalimtar të verës, përveç transferimit të Courtois. Madrilenët ishin të kënaqur me lojtarët e mbetur në skuadër, si Bale, Benzema dhe Asensio.

Por, nëse forma e keqe e Real Madridi vazhdon, atëherë përpos shkarkimit të Julen Lopeteguit, Eden Hazardi mund të transferohet, pasi që ky i fundit e ka shprehur dëshirën për të luajtur për “Los Blancos” në intervistat e tij të fundit.

(Kosova Sot)