Ibra te Milani?

  • 15 October 2018 - 15:36
Ibra te Milani?

Prej disa ditësh spekulohet për një rikthim të mundshëm te Zlatan Ibrahimoviçit tek AC Milan.

Suedezi, i cili po bën karrierë në MLS te Amerikës, nuk e ka fshehur dëshirën që përsëri të vesh fanellën e “Rossonerëve”.

Por, siç raportojnë mediet italiane, negociatat mes agjentit të lojtarit dhe klubi italian, ende nuk kanë nisur.

“Këshilltari Mino Raiola ende nuk ka biseduar me Milanin për një kthim të mundshëm të Zlatan Ibrahimoviqit”, shkruajnë mediet italiane.

 

(Kosova Sot)