“Pa Messin, Barcelona të ishte në pozitën e 10-të në La Liga”

  • 15 October 2018 - 15:49
“Pa Messin, Barcelona të ishte në pozitën e 10-të në La Liga”

Trajneri dhe ish-lojtari argjentinas, Angel Cappa, e ka komentuar debatin e shkaktuar nga Diego Maradona për Lionel Messin, duke insistuar se pa të, Barcelona do të ishin në pozitën e 10-të në tabelën e La Ligës.

Diego Maradona nxiti shumë debat javën e kaluar duke thënë se Argjentina duhet ta harronte pak Messin pasi që ai nuk i plotësohet kriteret e kërkuara për të qenë kapiten i një skuadre, transmeton Gazeta Express.

Cappa ka bërë të ditur se ai pajtohet pak me Maradonën, pasi që Messi nuk duhet të hyjnizohet, përkundër talentin të madh që ka. Ai ka vazhduar duke e lavdëruar argjentinasin, mirëpo ka thënë që një pjesë e madhe e fjalëve që thuhet për të janë marketing.

“Pajtohem me Maradonën, nuk duhet ta hyjnizojmë Messin, ai është një lojtar i mrekullueshëm, por një pjesë e madhe e kësaj është marketing”, ka thënë Cappa.

“Megjithatë, pa të , Barcelona do të ishte në pozitën e dhjetë në tabelën e La Ligës, pasi që ai i ka shpëtuar ata në shumë ndeshje të këtij sezoni”.

Barcelona është në pozitën e parë në tabelën e La Ligës. Messi ka qenë protagonist në dhjetë nga 19 golat e shënuara këtë sezon, duke i shënuar gjashtë dhe asistuar katër të tjera.

(Kosova Sot)