“Paqueta është si De Bruyne dhe Modric”

  • 15 October 2018 - 16:29
“Paqueta është si De Bruyne dhe Modric”

Drejtuesi i Flamengos, Dorival Junior thotë se Milan do të nënshkruajë një lojtar shumë të ngjashëm me Kevin de Bruyne dhe Luka Modric, kur transferojnë Lucas Paquetan.

Ekipi rossoner ka arritur marrëveshje me ekipin dhe lojtarin dhe Pauqeta pritet të vijë në Itali në muajin në janar.

“Unë nuk kam biseduar me të ende drejtpërdrejt, por negociatat janë duke u menaxhuar shumë mirë nga bordi i drejtorëve”, tha Dorival për mesfushorin.

“Ai ka gjithçka për të bërë histori. Ai është shumë i ngjashëm me De Bruyne dhe Modric.”

“Ai është një mesfushor shumë i balancuar”, përfundoi ai.

 

(Kosova Sot)