Një skuadër europiane kërkon Usain Bolt

  • 15 October 2018 - 21:09
Një skuadër europiane kërkon Usain Bolt

Tetë herë fituesi i medaljes së artë olimpike për momentin është në prova në Australi, por mund të udhëtojë në Europë pasi që ka marrë një ofertë

Agjenti i Usain Boltit ka konfirmuar që sprinteri, i thyer në futbollist ka marrë një ofertë nga një klub i madh europian.

32 vjeçari për momentin është në prova në skuadrën e Australisë, Central Coast Mariners, ku ka shënuar dy gola në një ndeshje miqësore parasezonale kundër Macarthur South West United.

“Ka një klub në Europë që ka bërë një ofertë dy vjeçari për Bolt, ata kanë pronar të rinj të cilët aspirojnë që të luajnë në Ligën e Kampionëve”, ka thënë agjenti i Bolt për ESPN.

 

(Kosova Sot)