Bolt merr ofertë nga klubi evropian

  • 16 October 2018 - 11:32
Bolt merr ofertë nga klubi evropian

Usain Boltit i është ofruar një kontratë dyvjeçare për të luajtur për klubin maltez Valletta FC, në mënyrë që ta udhëheqë klubin drejt kualifikimin në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Drejtori ekzekutiv i Valletta Ghasston Slimen ka thënë për ESON të hënën se klubi shpreson ta transferojë tetë herë kampionin olimpik në vrapim me kohë, në mënyrë që të mundë të marrë pjesë në Super Kupën e Maltës më 13 dhjetor kundër Balzan.

“Kampioni është gjithmonë i mirëseardhur dhe Balletta FC beson se asgjë nuk është e pamundur”, tha Silmen, duke shtuar se shpreson se Bolt do të hapë rrugë për shumë atletë që t’i ndërrojnë sportet.

Bolti mori vëmendjen e botës këtë fundjavë kur i shënoi dy gola për Central Coast Mariners në Ligën A të Australisë, në një ndeshje miqësore ndaj Macarthur South West Untied.

Agjenti Tony Rallis, i cili është duke e përfaqësuar Boltin në Australi, i tha të hënën ESPN-së se ekziston një klub evropian që i ka ofruar Boltit kontratë dyvjeçare.

 

(Kosova Sot)