Juve rivalizon Barçën për De Ligt

  • 16 October 2018 - 14:34
Juve rivalizon Barçën për De Ligt

Është raportuar se Matthijs de Ligt është caku kryesor i Juventusit, duke e realizuar kështu Barcelonën.

Qendërmbrojtësi ishte i lidhur me Zonjën e Vjetër edhe në verën e kaluar, por një marrëveshja nuk u finalizua.

Sipas Tuttosport, për kampionët italian tani De Ligt është caku kryesor për afatin e janarit dhe janë të gatshëm të paguajnë 50 milionë euro.

Por, Juve nuk do ta ketë aspak lehtë pasi Barça është tash e disa kohë pas lojtarit.

Për De Ligt kanë shfaqur interesim edhe Napoli e Interi nga Serie A.

Juve mund të jetë paksa favorit pasi agjenti i lojtarit është Mino Raiola, me të cilin kanë marrëdhënie shumë të mirë.

Në shtatë ndeshje në Eredivisie këtë sezon De Ligt ka shënuar vetëm një gol. 

(Kosova Sot)